Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pezullohen dy efektivë për shkelje të etikës në Kamëz, u filmuan nga një qytetar
Dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 5 në Tiranë janë pezulluar nga detyra, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku dyshohet se kanë komunikuar në mënyrë joetike me një qytetar. Rrethanat e sakta të kësaj çështje mbeten për tu sqaruar pasi në video nuk kuptohen arsyet e kësaj përplasje verbale dhe vetë roli i qytetarit i cili ka filmuar policët e Komisariatit të Kamzës. “Pas publikimit të një video-je në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 2 punonjës policie, duke komunikuar pa etikë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të të 2 punonjësve, përkatësisht Inspektor H. I. dhe Inspektor L. A., oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 5....