Tjetër incident në gjyqësor/ Avokati i Monika Kryemadhit nuk lejohet në gjykatë, situata degjeneron në dhunë

Tjetër incident në gjyqësor/ Avokati i Monika Kryemadhit nuk lejohet në gjykatë, situata degjeneron në dhunë

Një tjetër incident është shënuar në gjykata e vendit. Kësaj radhe në Vlorë. Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve. Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në gjykatë duke thënë se e kishin thirrur. Por roja nuk e lejoi duke e kundërshtuar dhe duke i thënë që nuk kishte dijeni apo të ishte informuar që avokati të ishte thirrur në gjykatë. Për këtë arsye nuk e ka lejuar të hyjë në ambientet e brendshme. Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës. Menjëherë pas incidentit, avokati është shoqëruar në...