Sherr në Gjykatën e Vlorës, avokati i Monika Kryemadhit rreh rojen e sigurisë

Sherr në Gjykatën e Vlorës, avokati i Monika Kryemadhit rreh rojen e sigurisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë ku një punonjës sigurie është dhunuar. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën e kontrolli, ku avokati i identifikuar si Redi Llanaj, i njohur dhe si avokati i Monika Kryemadhit, ka dhunuar punonjësin e sigurisë. Sipas të njëjtave informacione mësohet se avokati Llanaj ka kërkuar që të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja qe mbajnë rojet për metalet, por është penguar nga punonjësi i sigurisë.  Si rrjedhojë ata janë konfliktuar me njëri-tejtrin, debat i cili ka degraduar deri në dhunë. Menjëherë pas incidentit, burime nga policia për Newsbomb konfirmojnë se avokati dhe punonjësi i sigurisë janë shoqëruar në ambientet e policisë...