Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kush kërkoi para për Elvis dhe Gjon Shkambin? U mblodhën mbi 14 mijë $, mbyllet faqja për donacione..
Më 8 tetor, vetëm 2 ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Apel, një familjar i familjes Shkambi, hapi një faqe në Gofundme, për t’i kërkuar shqiptarëve të kontribuojnë për të përballuar shpenzimet për avokatin. Megjithë çudinë e të radhiturit krah një vrasësi, cilat do qofshin arsyet e tij, objektivi që Françesk Shkambi vendosi, ishte 20 mijë dollar ndihmë, dhe thuajse u arrit. Deri në orën 11:30 të datës 10 tetor 2025 shqiptarët kontribuan me mbi 14 mijë dollarë. Mes personave që dhanë donacione shumica ishin me emra, por kishte edhe persona anonimë. Por tashmë faqja në platformën për donacione në GoFundMe, është mbyllur. Personi që pretendonte të ishte familjar i 30-vjecarit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi, 56-vjeçar, kishte shpërndarë në platorfmë edhe një mesazh që thoshte se është i familjes Shkambi. Reagimi niste...