Surpriza e Metës, një libër nga burgu! Cakrani: Po shkruan 34 vite politike 

Surpriza e Metës, një libër nga burgu! Cakrani: Po shkruan 34 vite politike 

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, në një lidhje direkte me studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, tregoi se si po e përballon ish-Presidenti kohën në burg, gati një vit pas arrestimit.  “Zoti Meta shkruan çdo ditë, u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, komunikon me letra me njerëzit e tij dhe bën sport”, tha Cakrani.  “Është duke shkruar edhe një libër mbi angazhimet e tij gjatë 34 viteve të fundit. Do të jetë një libër që do i zbulojë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur pas kuintave në politikën shqiptare”, shtoi avokati.  Në lidhje me rekursin e Metës, avokati deklaroi se nuk presin gjë nga Gjykata e Lartë.  “Kjo gjykatë është kthyer në noter të gjykatave të ulta, ka humbur rolin e saj dhe besueshmërinë te publiku. Gjykata e Lartë e...