Task Forcë e përbashkët për zgjedhjet me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme? Përgjigjet Celibashi

Task Forcë e përbashkët për zgjedhjet me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme? Përgjigjet Celibashi

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, foli për bashkëpunimin me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Celibashi u shpreh se për këto zgjedhje të pjesshme ndoshta nuk do të jetë e nevojshme, por shtoi se komunikimet janë të vazhdueshme me këto institucione. “Ndoshta për shkak të masës në këto zgjedhje, nuk do të jetë e nevojshme për të patur një marrëveshje. Bashkëpunimin e kemi, edhe pas procesit ka vazhduar. Ne shkëmbejmë informacione me të dy strukturat”, tha Celibashi.