BE përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për Gazën: Pas paqes, duhet të kemi shtetin palestinez

BE përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për Gazën: Pas paqes, duhet të kemi shtetin palestinez

Ratifikimi i fazës së parë të planit amerikan për Gazën, i cili nënkupton nisjen e saj nga zbatimi, është përshëndetur në Europë si një zhvillim pozitiv dhe konkret drejt arritjes së një paqeje të qëndrueshme, edhe pse shumë liderë e theksuan megjithatë se kjo duhet të shërbejë si premisë edhe për zgjidhjen e shumëtrumpetuar me dy shtete, të cilën Izraeli vazhdon ta konsiderojë një vijë të kuqe. “Kjo marrëveshje duhet të shënojë fundin e luftës dhe fillimin e një zgjidhjeje politike me në focus një shtet të pavarur palestinez, dhe Franca është e gatshme të kontribuojë për këtë qëllim”, deklaroi shefi i Elizesë, Emmanuel Macron. Drejtues të tjerë të BE-së, ashtu si edhe Macron, mendojnë gjithashtu se ujdia është një “mundësi” që duhet “shfrytëzuar” për...