Frikë nga Rusia? Gjermania porosit mbi 600 sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi

Frikë nga Rusia? Gjermania porosit mbi 600 sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi

Qeveria gjermane planifikon të porosisë më shumë se 600 sisteme mbrojtëse ajrore me rreze të shkurtër veprimi Skyranger 30 nga Rheinmetall para fundit të vitit, raportoi gazeta Handelsblatt të premten, duke cituar burime nga ministria e mbrojtjes dhe industria. Kontrata për kullën dhe automjetin, në këtë rast automjetin e blinduar me rrota Boxer të prodhuar së bashku me kompaninë franko-gjermane të mbrojtjes KNDS, vlerësohet në më shumë se nëntë miliardë euro (10 miliardë dollarë), raportoi Handelsblatt. Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, javën e kaluar tha se Gjermania do të fillojë prokurimin e disa qindra tankeve Skyranger në muajt e ardhshëm. Deri më tani, janë porositur 19 të tillë. "Nuk dua të flas për shifra", tha një zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes në konferencën e...