Fraktura në kokë e sy/ Dy të rinj e bënë për spital, flet 61-vjeçari: Nuk i njihja dhe me kërcënuan që…

Fraktura në kokë e sy/ Dy të rinj e bënë për spital, flet 61-vjeçari: Nuk i njihja dhe me kërcënuan që…

Kozma Kukli VLORË- Kozma Kukli, 61-vjeçari që u dhunua mbrëmjen e djeshme nga dy të rinj në qytetin e Vlorës, ka rrëfyer se është kërcënuar që të mos njoftonte policinë. Sipas rrëfimit të 61-vjeçarit, dy të rinjtë tashmë të arrestuar, Ermal Sakaj dhe Kaludio Nurçaj, i kanë prerë rrugën me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur me sende të forta pa asnjë paralajmërim. Pas ngjarjes, dy autorët janë larguar, ndërsa Kukli i ka ndjekur me biçikletën e tij, por të rinjtë e kanë kërcënuar që mos të njoftojë as policinë. Ai ka deklaruar se nuk i njihte dhe s'kishte pasur kurrë më parë kontakt me ta. “Isha te posta e Çoles duke bërë pazar, kur një furgon mallrash më preu rrugën. Zbritën dy djem...