Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rama ka shpenzuar 23 mln euro, vetëm për fluturime me chartera”/ Berisha akuza të rënda: Si Enver Hoxha dhe Maduro…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në dy vite ka shpenzuar 23 mln euro vetëm për udhëtime me charter. Ai ka vendosur një paralele mes Ramës dhe Maduros apo Kim Jong Un, ndërsa u ka bërë një apel shqiptarëve që të ngrihen kundër vjedhjeve. Sali Berisha: “Rama duro vendos të sekretojë shpenzimet e tij, të shndërrojë në sekret shtetëror shpenzimet që bën me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ky akt ka precedentë në Shqipëri vetëm diktatorin Enver Hoxha, ka paralele në botë vetëm Maduron dhe Kim Jong Un. Ka shpenzuar në 2 vite 23 mln euro vetëm për chartera. Apel për shqiptarët të ngrihen kundër flamurtarit të vjedhjes”.