Rama shpall sekret shpenzimet, Berisha: Ka transferuar ngarkesa droge dhe miliona Euro me avion

Rama shpall sekret shpenzimet, Berisha: Ka transferuar ngarkesa droge dhe miliona Euro me avion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat të mbajtur ditën e sotme, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka marrë vendimin për të shpallur sekret shtetëror shpenzimet e tij personale dhe të qeverisë, të kryera me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Berisha e cilësoi këtë veprim si një akt të paprecedent, duke e krahasuar me praktikat e diktaturës së Enver Hoxhës, si dhe me regjimet autoritare të Kim Jong-unit dhe Maduros në Venezuelë. Sipas Berishës, vendimi për të fshehur shpenzimet përbën një përpjekje për të ligjëruar vjedhjen dhe abuzimin me fondet publike, duke goditur transparencën dhe të drejtën e qytetarëve për të ditur se si përdoren taksat e tyre. Pjesë nga deklarata: Ramaduro vendos të sekretojë shpenzimet e tij.Të shndërrojë në sekret shtetëror...