Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Vrasësi i gjyqtarit po shpallet hero”/ Gazetari: Marrëzia ka shkuar deri aty sa i hapin llogari për mbrojtje ligjore
Gazetari Ferdinand Dervishi ka reaguar me tone të forta në lidhje me një fenomen të pazakontë që ka shpërthyer pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë. Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Dervishi denoncoi faktin se shqiptarë të ndryshëm kanë hapur një llogari “GoFundMe” për të mbledhur para në ndihmë të autorit të dyshuar të vrasjes, Elvis Shkambi. “Marrëzia ka shkuar deri aty sa i kanë hapur një ‘GoFundMe’ për t’i siguruar një avokat të zot. Pra, po ndihmojnë një vrasës të ketë sa më shumë mundësi mbrojtjeje, sikur të ishte një hero kombëtar. Deri më tani, në platformën e donacioneve janë mbledhur rreth 10 mijë dollarë, ku një nga donatorët ka dhuruar 1 mijë dollarë, ndërsa gjithsej 50 persona kanë kontribuar në këtë iniciativë. Ka nga ata...