Dumani takon Presidentin Bajram Begaj pas vrasjes së gjyqtarit, diskutohen masa urgjente

Dumani takon Presidentin Bajram Begaj pas vrasjes së gjyqtarit, diskutohen masa urgjente

Pas ceremonisë së varrimit dhe shtrëngimit të duarve me familjarët dhe kolegët, Altin Dumani ka shkuar drejt Presidencës për një takim të rëndësishëm me Presidentin Bajram Begaj. Ky takim konsultativ vjen në kuadër të krizës që shkaktoi vrasja e gjyqtarit, ku Presidenti dhe zyrtarët më të lartë të drejtësisë, përfshirë përfaqësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe Prokurorisë së Përgjithshme, po diskutojnë për masat e nevojshme që duhet të merren. Burime pranë Presidencës bëjnë me dije se Bajram Begaj është angazhuar personalisht në konsultime intensive me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar veprime konkrete për të garantuar sigurinë dhe funksionimin e sistemit gjyqësor pas kësaj ngjarjeje tronditëse.