Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Efekti zinxhir- Qytetari kërcënon rojen e Gjykatës së Apelit: Ju jeni për t’u vrarë të gjithë
foto ilustruese TIRANË- Një tjetër incident është shënuar në Gjykatën e Apelit, ku pak ditë më parë u vra në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja. Një person ka kërcënuar rojen e sigurisë së gjykatës, pas një debati të zhvilluar mes tyre. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se qytetari Gentian Mali, është shoqëruar në polici nga forcat e komisariatit n.1. "Ju jeni për t'u vrarë të gjithë", mësohet se i ka thënë qytetari rojes së sigurisë, pasi ky i fundit e kishte lënë në pritje. Që pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, një klimë agresive është shfaqur në tërësi në drejtim të sistemit të drejtësisë, ndërsa qindra qytetarë shprehen se janë përballur me zvarritje për çështjet e tyre penale apo civile. Jo më larg se...