Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Jeni për t’u vrarë që të gjithë”, kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit. Shoqërohet në polici..
Pak ditë pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjykatësit Astrit Kalaja, një tjetër incident është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Raportohet se person i identifikuar si Gentian Mali ka kërcënuar punonjësin e sigurisë tek hyrja e publikut në ambientet e po të njëjtës gjykatë ku Elvis Shkambi ekzekutoi Kalanë dhe plagosi dy persona të tjerë. “Jeni për tu vrarë të gjithë”, është shprehur Mali, i cili kishte një gjyq penal të vëllait të tij. Pas kërcënimit të rojës së sigurisë, ai është shoqëruar nga policia në komisariatin nr. 1 në kryeqytet.