Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
A u bëtë palë në shkeljen e Kushtetutës për Tiranën? Celibashi: Asnjë shkelje nga KQZ, po respektojmë autoritetin e Gjykatës
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse KQZ ësghtë bërë palë në shkelje të Kushtetutës, pasi po zhvillonte përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë ndonëse Erion Veliajt kishte ankimuar shkarkimin nga qeveria. Celibashi u sqaroi gazetarëve se KQZ nuk ka asnjë lloj detyrimi ligjor që e detyron të presë për përgatitjet për zgjedhje sa kohë nuk ka asnjë vendimmarrje. Celibashi theksoi se tashmë që ka një vendim nga Kushtetuesja, që ka pezulluar dekretin e Begajt, po respektojnë autoritetin e saj. “KQZ nuk ka patur asnjë detyrim, nuk detyrohet as nga Kushtetuta as Kodi, që të presë, sa kohë nuk ka vendimarrje se çfarë ndodh me pretendimet që njëra palë ka kundrejt dekretit. Nëse ne do të diskutonim dekretin, do kishim marrë kompetencën e një organi tjetër dhe ishim...