Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Çudit Kujtim Gjuzi: Me mua kryetar, nënat me 5 fëmijë do të kenë vilë 241 m². Çdo çifti të sapomartuar do iu japim shtëpi…
Kujtim Gjuzi ka zbuluar dhe disa nga pikat kryesore të programit të tij, nëse do të zgjidhej kandidat për Bashkinë e Tiranës. Sipas ish-deputetit, nëse ai do të jetë zgjidhej Bashkie, çdo nënë që ka 5 fëmijë do t’i japë vilë, ndërsa çiftet të cilët do të martohen do të kenë shtëpinë e tyre, “Ja një nga pikat e tjera të programit. Nënat që bëjnë 5 kalamaj po jam unë kryetar i Bashkisë së Tiranës ato do kenë vilë 241 metër katrorë. Nuk do ketë çift që vjen në Bashkinë e Tiranës, hyn të martohet aty dhe të mos dalë me çelësa në dorë. Çdo çifti që vjen aty martohet firmos në librin e protokollit, menjëherë”, tha ai.