Bien në prangat e policisë dy shqiptarë/ Zbulohet parcela me drogë, kultivim me përkujdesje ndaj fidanëve…

Bien në prangat e policisë dy shqiptarë/ Zbulohet parcela me drogë, kultivim me përkujdesje ndaj fidanëve…

Një plantacion me 130 rrënjë marijuanë është zbuluar nga policia greke në Platania të Hanias, ndërsa dy shtetas shqiptarë u kapën në flagrancë. Bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 33 dhe 46 vjeç, të cilët u arrestuan, ndërsa policia gjeti në vendngjarje edhe më shumë se 3 kilogramë marijuanë. Në veçanti, në kuadër të planifikimit dhe veprimeve të posaçme për të luftuar posedimin dhe trafikimin e narkotikëve, dhe pas shfrytëzimit të duhur të informacionit të marrë nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Hanias, u organizua dhe u krye një operacion i koordinuar policor nga oficerët e këtij shërbimi, në të cilin morën pjesë edhe oficerë të Ekipit të Parandalimit dhe Shtypjes së Krimit të Hanias. Gjatë operacionit,...