Avokatët kanë bojkotuar proceset gjyqësore, shtyhet sërish seanca paraprake ndaj Veliajt

Avokatët kanë bojkotuar proceset gjyqësore, shtyhet sërish seanca paraprake ndaj Veliajt

Është shtyrë seanca e dytë paraprake e kryetarit të shkarkuar të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Shkak për shtyrjen u bë bojkoti i avokatëve pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaj. Seanca e radhës do të mbahet më 21 tetor, në orë 09:00, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene. Në seancë do të vendosej nëse dosja do t’i nënshtrohej apo jo shqyrtimit gjyqësor. Sipas prokurorisë, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij kanë përfituar të ardhura monetare dhe pasuri të paluajtshme në këmbim të lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. Edhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, SPAK i kërkon gjykatës që të vijojë procesi për korrupsion të kryer në disa raste, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe mos deklarim të pasurisë./vizionplus.tv