Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tajvani vihet në lëvizje, do të ndërtojë një kupolë mbrojtëse ajrore: Mburojë kundër kërcënimeve armiqësore
Presidenti i Tajvanit, William Lai, njoftoi planin për ndërtimin e një sistemi mbrojtës ajror në formë kupole për t’u mbrojtur nga kërcënimet armiqësore, pas paralajmërimeve të qeverisë që Kina po rrit aftësitë për të sulmuar ishullin. Lai nuk e përmendi drejtpërdrejt Kinën, por njoftimi vjen në një kohë kur tensionet mes dy shteteve janë rritur, dhe Pekini ka shprehur vazhdimisht pretendimet për Tajvanin. Plani i Tajvanit është të ndërtojë një sistem mbrojtës ajror “T-Dome”, i ngjashëm me sistemin izraelit të Kupolës së Hekurt, i cili është përdorur me sukses për të mbrojtur Izraelin nga raketat me rreze të shkurtër veprimi. T-Dome do të krijojë një “rrjet sigurie” për të mbrojtur qytetarët nga sulme ajrore, duke përdorur mbrojtje shumështresore dhe teknologji të avancuar për zbulim dhe...