Zbulohet parcela me drogë në Greqi, në pranga dy shqiptarë

Zbulohet parcela me drogë në Greqi, në pranga dy shqiptarë

Një plantacion me 130 rrënjë marijuanë është zbuluar nga policia greke në Platania të Hanias, ndërsa dy shtetas shqiptarë u kapën në flagrancë. Bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 33 dhe 46 vjeç, të cilët u arrestuan, ndërsa policia gjeti në vendngjarje edhe më shumë se 3 kilogramë marijuanë. Në veçanti, në kuadër të planifikimit dhe veprimeve të posaçme për të luftuar posedimin dhe trafikimin e narkotikëve, dhe pas shfrytëzimit të duhur të informacionit të marrë nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Hanias, u organizua dhe u krye një operacion i koordinuar policor nga oficerët e këtij shërbimi, në të cilin morën pjesë edhe oficerë të Ekipit të Parandalimit dhe Shtypjes së Krimit të Hanias. Gjatë operacionit,...