Bleu makinën por nuk ia dha paratë pronarit dhe u zhduk, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Bleu makinën por nuk ia dha paratë pronarit dhe u zhduk, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

makina e sekuestruar TIRANË- Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka mashtruar një 37-vjeçar. Blutë bëjnë me dije se 37-vjeçari i ka shitur makinën tip “Hyundai Tucson”, 28-vjeçarit të arrestuar, ndërsa ky i fundit e ka mashtruar për pagesën duke i thënë se do t’ia transferonte nëpërmjet llogarisë bankare. Automjeti në fjalë është gjetur dhe sekuestruar nga policia.  Njoftimi i policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Transferta”. Mashtroi shtetasin që i shiti automjetin, se do t’ia transferonte pagesën nëpërmjet bankës, vihet në pranga 28-vjeçari. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Hyundai Tucson”. Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit të një rasti mashtrimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në koordinim me Prokurorinë, finalizuan operacionin “Transferta”....