Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I dënuar me 16 vite burg për vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari
Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar drejt Shqipërisë, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve greke. Mësohet se nga Athina është ekstraduar 39-vjeçari Eduard Vushaj, i lindur në Shkodër, i cili ishte dënuar në vitin 2016 nga Gjykata e Shkodrës me 16 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim. Ngjarja për të cilën u dënua ka ndodhur në vitin 2013, në fshatin Grabom, ku Vushaj, së bashku me një shtetas tjetër, ka ndaluar me forcë një automjet me të cilin udhëtonin dy persona. Pasi i kanë kanosur me armë zjarri, autorët u kanë marrë automjetin dhe një shumë parash, ndërsa më pas i kanë plagosur të dy me thikë. Pas kapjes së tij...