Kushtetuesja pezulloi dekretin e Begajt, KQZ: Kemi ndërprerë përgatitjet për Tiranën

Kushtetuesja pezulloi dekretin e Begajt, KQZ: Kemi ndërprerë përgatitjet për Tiranën

ilirjan celibashi TIRANË- Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka deklaruar se janë pezulluar përgatitjet për Tiranën pas vendimit të Kushtetueses. Në një konferencë për mediat, kryekomisioneri tha se do të vijojnë përgatitjet për zgjedhjet në 5 bashki të tjera më datë 9 nëntor. "Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të vendimit që dje menjëherë ka ndërprerë të gjitha përgatitjet që lidhen me procesin zgjedhor në Tiranë. Vazhdon normalisht procesi për 5 bashkitë e tjera. Në datën 9 nëntor do zhvillojmë zgjedhje për 5 bashkitë e tjera.”, u shpreh Celibashi.  Por çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në Tiranë nëse më 31 tetor Kushtetuesja shpall të vlefshëm dekretin e Begajt? Kësaj pyetje Celibashi u shpreh i prerë se KQZ nuk mund...