Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kosovë/ Konstituimi i Kuvendit, Lista Serbe propozon Sllavko Simiçin për nënkryetar, nuk merr votat e mjaftueshme
Po mbahet seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Raportohet se Lista Serbe propozoi Sllavko Simiçin për nënkryetar, por nuk mori mjaftueshëm vota për t’i zgjedhur. Simiçi mori 9 vota për, 54 kundër dhe 42 abstenime. Deri në tre herë Lista Serbe mund të propozojë kandidatin e njëjtë. Në rast se Simiçi nuk merr në tre raunde votat e mjaftueshme, Lista Serbe mund të kalojë në propozimin e një emri tjetër. Por, Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e tetë tetorit ka konstatuar se rregulli i propozimit të kandidatit të njëjtë deri në tre herë, në vetvete nuk mund të paraqet arsye për bllokim. Kjo mund të shfrytëzohet nga Lista Serbe për të vazhduar me propozimin e njëjtë për më shumë se tre herë.