Kombëtarja niset drejt Serbisë, skuadra zbret sot në Nish/ Pritet konferenca e trajnerit

Kombëtarja niset drejt Serbisë, skuadra zbret sot në Nish/ Pritet konferenca e trajnerit

Nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ i Tiranës me një fluturim charter drejt Nishit në Serbi. Ky është itinerari që Kombëtarja do përshkojë këtë paradite në prag të ndeshjes kundër Serbisë, e cila luhet nesër (11 tetor) në orën 20:45 në stadiumin ‘Duboçica’ të Leskovacit dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Pas mbërritjes në aeroportin ‘Kostandini i Madh’ në Nish, delegacioni shqiptar dhe skuadra do i drejtohen hotelit. Disa orë pushimi për kuqezinjtë, para se autobusi t’i drejtohet stadiumit në Leskovac. Që nga mbërritja në Nish, delegacioni kuqezi do shoqërohet nga forca të shumta policie dhe një siguri e madhe, për të shmangur çdo lloj kërcënimi nga huliganët serbë. Frika më e madhe e organizatorëve është siguria dhe përsëritja e akteve të...