Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tronditet Presidenca, Bajram Begaj duhet të japë dorëheqjen, ja si akuzat për shkelje të rënda dhe puç konstitucional..
Një furtunë e vërtetë duket se ka përfshirë Presidencën e Republikës pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Ky vendim trondit themelin e institucioneve, duke e vënë kreun e shtetit përballë akuzave të rënda për shkelje flagrante të Kushtetutës dhe abuzim me kompetencat. Juristët flasin për një krizë të paprecedentë kushtetuese, ndërsa opozita kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Presidentit, duke e cilësuar veprimin e tij si “puç institucional” dhe “tradhti ndaj Kushtetutës”. Franc Nuri, këshilltar ligjor i Partisë Demokratike, deklaroi dje në një media se zgjedhjet e 9 nëntorit nuk mund të zhvillohen, pasi Begaj ka vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin, duke dekretuar votime në një bashki ku ende nuk...