S’ka zgjedhje më 9 nëntor në Tiranë, Gjykata Kushtetuese rrëzon presidentin Begaj, vendimi i plotë botohet në…

S’ka zgjedhje më 9 nëntor në Tiranë, Gjykata Kushtetuese rrëzon presidentin Begaj, vendimi i plotë botohet në…

Rigels Seliman Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dje dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë Tiranë më 9 nëntor. Vendimi u mor unanimisht nga trupa gjyqësore dhe tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare. Kjo do të thotë se në kryeqytet nuk do të ketë zgjedhje deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës. Ankimimi u bë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e cilësoi dekretin e Presidentit si të paligjshëm dhe kërkoi pezullimin e procesit zgjedhor. Gjykata pranoi kërkesën e tij duke theksuar se zbatimi i dekretit do të sillte pasoja të pariparueshme për të drejtat e të zgjedhurit vendor. Në arsyetimin e saj, Kushtetuesja citoi nenin 45 të ligjit nr. 8577/2000, që lejon pezullimin e një akti kur ai cenon...