Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nis zbatimi i planit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, armëpushimi fillon të shtunën, Trump në Izrael të hënën
Izraeli ka miratuar një plan për armëpushim në Rripin e Gazës, që përfshin gjithashtu lirimin e pengjeve izraelite, njoftoi zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Marrëveshja do të hyjë në fuqi të shtunën në mëngjes. Presidenti amerikan pritet të vizitojë Izraelin të hënën, ndërsa ka deklaruar më herët se lirimi i pengjeve mund të ndodhë “të hënën ose të martën”. Sipas marrëveshjes, Izraeli ka nisur një tërheqje të pjesshme të forcave nga Gaza, edhe pse raportimet flasin për bombardime të reja gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm. Në mbështetje të armëpushimit, SHBA-të do të mobilizojnë rreth 200 trupa ushtarake në Lindjen e Mesme për të koordinuar një forcë shumëkombëshe që do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes. Përveç armëpushimit dhe lirimit të pengjeve, faza e parë e...