Mbahet sot seanca ndaj të akuzuarve për Liridona Ademajn

Mbahet sot seanca ndaj të akuzuarve për Liridona Ademajn

Këtë të premte në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt rreth dy vite më parë. Në këtë seancë ishte planifikuar që të dëgjohej babai i Naim Murselit, Shaban Murseli nuk ishte prezent pasi gjykatësi i ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm në seancë. Kryetarja e trupit gjykues, Fatmie Dërmaku tha se dëshmitarin Shaban Murseli e kanë ftuar për dëshmi në seancë, por përmes telefonit ai ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm dhe se i qëndron deklaratës së dhënë. “Shaban Murseli por po e shoh që nuk është këtu. Mungon Shaban Murseli. Me datën 25 shtator e kemi njoftuar e kemi thirr në...