Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
43 politikanë, ish-ministra, ish-deputetë, familjarë të tyre dhe 9 kompani të mëdha të përfshirë në mega-aferën…
Pas vendimit të Prokurorisë së Fierit për të shpallur moskompetencën në hetimin e dosjes “Bankers Petroleum”, çështja tashmë i kalon Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke hapur një tjetër kapitull të nxehtë në drejtësi. Ish-deputeti Myslim Murrizi ka zbuluar në një intervistë televizive se në këtë dosje përmenden 43 emra politikanësh të njohur, përfshirë ish-ministra, ish-deputetë dhe familjarë të tyre, si dhe nëntë kompani të mëdha që kanë përfituar miliona euro nga kontratat me Bankers. Sipas Murrizit, në dokumentet e hetimit janë identifikuar gjithashtu drejtorë të administratës, banka dhe studio ligjore që kanë luajtur rol kyç në qarkullimin e fondeve. Ai thekson se dosja, e përbërë nga 280 faqe, është e plotë dhe SPAK nëse heton siç duhet mund të...