“Do kesh probleme”/ Rrëfimi i ish-ministrit: Si Ilir Meta kërcënoi ambasadorin italian

“Do kesh probleme”/ Rrëfimi i ish-ministrit: Si Ilir Meta kërcënoi ambasadorin italian

Të punosh si ministër në qeveritë e trazuara të fillimviteve 2000 ishte një sfidë më vete.  Viktor Doda, i cili shërbeu në kabinetet e Fatos Nanos, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, ka ndarë kujtime të veçanta nga kjo periudhë, duke u ndalur te stili i secilit kryeministër.   Duke folur për Ilir Metën, nën drejtimin e të cilit ishte ministër i Transporteve në vitin 2001, Doda zbuloi një episod të panjohur që tregonte vendosmërinë e tij.  Sipas Dodës, punimet në autostradën Tiranë-Durrës, të financuara nga bashkëpunimi italian, po zvarriteshin.   Pasi e inspektoi vetë situatën, Meta u skandalizua dhe thirri menjëherë ambasadorin italian, Mario Bova.   “I foli me një gjuhë jashtëzakonisht të ashpër. Unë isha në makinë me të dhe më erdhi keq,” kujton Doda.   Kulmi arriti kur Meta i dha një ultimatum ambasadorit:   “Në qoftë...