Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ditë me diell dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, i shoqëruar me alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim Juglindje–Veriperëndim dhe me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet intensifikim i saj deri në 12 m/s. Sa i takon detit, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i lehtë, me forcë 1 deri në 2 ballë, ç’ka e bën të përshtatshëm për lundrim dhe aktivitet detar.