Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Nuk është humor: Binaj s’e honeps Berishën!
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, nuk preferon të identifikohet me PD-në, aq më pak me Berishën. Duke folur për herë të parë rreth vendimit të tij për të kandiduar përballë Ogerta Manastirliut, të përzgjedhurës nga Rama për të pasuar Veliajn në qeli, në Top Story, ish-aktori i Portokallisë tha se nuk do të dalë në fushatë as me Sali Berishën dhe as me drejtues të tjerë të partive opozitare. “Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët e Tiranës, Nuk i ndaj sipas ngjyrave të partive, nëse ajri është i pastër është i pastër për të gjithë. Nëse ka trafik ka për të gjithë. Edhe pasi jam zgjedhur nuk kam folur me Berishën me asnjë, nga opozita....