Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tentoi të hynte në Shqipëri ndërsa ishte shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 55-vjeçari
Policia ka arrestuar sot një 55-vjeçar, i cili tentoi të hynte në Shqipëri ndërsa ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit në Firence, pasi në vitin 2024 e kishte dënuar me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. Gjithashtu në vitin 2007, ai kishte trafikuar lëndë narkotike, nga Holanda në Itali. Njoftimi i policisë Si rezultat i verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan provizorisht, në hyrje të vendit, shtetasin Agron Lamaj alias Aglon Lamaj, 55 vjeç. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2024, e...