Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6, Rama: Historike, ngjarje që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor
Në datat 13 dhe 14 tetor në Tiranë do të mbahet Forumi i Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor). Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se kjo është një ngjarje historike, “Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota”, shprehet Rama.