Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nëse unë fitoj Bashkinë e Tiranës, bie qeveria!”/Qori: Nuk mund t’i bashkohem kandidatit të Berishës, siç bënë partitë e reja
Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për pezullimin e dekretit të Presidentit Begaj. Qori tha se duhet zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe se do të ishte qesharake nëse Rama dhe Celibashi organizojnë zgjedhje në datën 9 nëntor. Megjithatë Qori deklaroi se Lëvizja Bashkë do të vijojë përgatitjet për zgjedhje, për të qenë gati. “Beci hodhi hipotezën që KQZ dhe Rama mund të thotë vazhdojmë punën dhe bëjmë zgjedhje, ky do të ishte atentat. Do të ishte e papërfytyrueshme, që kur GJK thotë pezullohet, ata thonë shkojmë në zgjedhje. Nëse GJK ka 30 ditë kohë të japë vendimin, nëse e jep në datën 2 nëntor e zëmë, këta të KQZ thonë zgjedhje pas 7 ditësh. Kjo është qesharakja e procesit. Prandaj Presidenti i Republikës ka bërë gabim të...