Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Softa: Në Apel mungonte protokolli i sigurisë, ngjarja duhet të parandalohej

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Softa: Në Apel mungonte protokolli i sigurisë, ngjarja duhet të parandalohej

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, tha se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit duhet të ishte parandaluar.Softa tha se më parë institucionet e drejtësisë ruheshin nga shteti. Më tej, Eksperti shtoi se në gjykatë mungonte protokolli i sigurisë, nuk kryhej kontroll fizik ndaj personave që futen aty edhe pse ato mund të kenë armë, thikë ose solucion që mund ta përdorin ndaj gjyqtarëve. “Pse nuk u parandalua ngjarja sepse e vranë në vendin ku jepet drejtësia. Institucionet e drejtësisë ruhen me ligj, me VKM dhe me rregullore. Ligji i parë ai i ‘92, kur u ngrit një shërbim i veçantë që quhej policia e objekteve dhe e kishte të ndaluar që të merrej me detyra të tjera. Një...