Familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore gjatë vitit 2024

Familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore gjatë vitit 2024

Familjet në qarkun e Gjirokastrës, Kukësit dhe Fierit kishin rritjen më të lartë të aftësisë për të shpenzuar në vitin 2024 në krahasim me 2023 në raport me qarqet e tjera të vendit. Të dhënat e INSTAT mbi Anketën e Buxhetit të familjeve tregojnë se shpenzimet mujore të njësive familjare në Gjirokastër u rriten me 2.9% në vitin 2024, niveli më i lartë në shkallë kombëtare, e ndjekur nga Kukësi me 2.5% dhe Fieri me 2.3%. Në këto qarqe shpenzimet e familjeve u rriten më shumë se mesatarja kombëtare 1.5%. Në Gjirokastër, rritja lidhet me zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, ku sidomos pas pandemisë ka nxitur hapjen e bizneseve të reja familjare.c Qarku i Kukësit përjetoi emigracion masiv te të rinjve kryesisht drejt Britanisë së Madhe...