Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

Aktori Florjan Binaj, e ka konsideruar si një vendim aspak të lehtë, vendimin për të futur në garë kandidat për kreun e Bashkisë së Tiranës, për zgjedhjet e parakohshme lokale. Binaj tha se ndodhi në momentin e duhur, edhe për faktin se partitë opozitare “hapën dyert dhe e lanë sheshin e valles bosh”, që dikush ta marrë përsipër. Ai tha se fillimisht priste që shoqëria ta kundërshtonte për këtë vendim, por ka rezultuar e kundërta, me një mbështetje të madhe. “Politika nuk është shaka. Kur hyra këtu kisha emocione se kisha tre vite e gjysëm pa hyrë. Dua ta filloj me një falënderim, që ishte ti që u bëre sebep që unë u ktheva në shtëpinë ku linda artistikisht. Që i vogël kam pasur tendencën...