Rama e shkarkoi si prefekt i Vlorës, reagon Plator Nesturi

Rama e shkarkoi si prefekt i Vlorës, reagon Plator Nesturi

Ish-prefekti i Vlorës, Plator Nesturi, ka reaguar për herë të parë pas zëvendësimit të tij në këtë post nga Evis Allushi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nesturi ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Ai shkruan gjithashtu se gjatë kësaj kohë është bërë i mundur bashkëpunimi dhe përballimi i sfidave që ka sjellë koha, në favor të të ardhmes së familjeve dhe gjithë Shqipërisë. “Dua të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time për të gjithë bashkëpunëtorët e mi të cilët i pata krahë dhe më ndihmuan në ushtrimin e detyrës së Prefektit të Qarkut të Vlorës. Falënderoj Kryeministrin, zotin Edi Rama, për mundësinë që më dha duke më emëruar Prefekt i Qarkut të Vlorës dhe për të...