Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“S’i kam borxh as 100 lekë askujt”, qytetari: Më dhunuan dy djem të rinj pa asnjë arsye
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Vlorë, ku një person është dhunuar pa asnjë shkak nga dy djem të rinj. Personi i dhunuar ka marrë plagë të shumta, ndërsa ka folur më pas për mediat, duke u shprehur se është dhunuar pa asnjë shkak dhe se nuk i njeh agresorët, shkruan A2 CNN. “Më dhunuan te posta e Çoles në Vlorë. Po ikja me një biçikletë. Më doli para një furgon mallrash nga ku zbritën dy të rinj rreth 25 vjeç dhe më goditën pa asnjë lloj arsye. Doja ti bëja foto, por ma mbuloi gjaku telefonin dhe nuk munda. Mund të ishin 100 veta që bënë sehir dhe nuk askush nuk ndërhyri. Nuk kam pasur asnjë kontakt me ata. Ndoshta...