“U kthye sërish  Veliaj kryetar bashkie?!”, juristi i njohur: S’ka zgjedhje deri në 2027 ose Rama ta shkarkojë për arsye tjetër

“U kthye sërish Veliaj kryetar bashkie?!”, juristi i njohur: S’ka zgjedhje deri në 2027 ose Rama ta shkarkojë për arsye tjetër

Konstitucionalisti Jordan Daci në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se me pezullimin e përkohshëm të dekretit të Presidentit Bajram Begaj nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet e pjesshme, në Bashkinë e Tiranës nuk do të ketë zgjedhje deri në vitin 2027. Gjatë analizës së tij Jordan Daci tha se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar në themel ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra dhe me pezullimin e përkohshëm të dekretit të Presidentit, Veliaj është nga sot sërish kryetari i Bashkisë së Tiranës! Blendi Fevziu: Ti po thua që mos kemi fare zgjedhje tani deri në vitin 2027? Jordan Daci: Mendoj dhe jam i bindur që nuk do të kemi zgjedhje? Blendi Fevziu: Po ne kemi kandidatët? Jordan Daci: Kandidatët duhet të...