“Nuk do të dal në fushatë me Berishën”/ Florjan Binaj: Në fletën e votimit do jem kandidat i pavarur

“Nuk do të dal në fushatë me Berishën”/ Florjan Binaj: Në fletën e votimit do jem kandidat i pavarur

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka folur për herë të parë rreth këtij vendimi, teksa dha edhe një deklaratë të fortë në “Top Story”. Ai u shpreh se nuk do të dalë në fushatë as me Sali Berishën dhe as me drejtues të tjerë të partive opozitare. Binaj shtoi se nuk ka folur ende me Berishën, teksa ka kërkuar që të ketë bashkëpunime vetëm me grupe pune për fushatën. “Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët e Tiranës, Nuk i ndaj sipas ngjyrave të partive, nëse ajri është i pastër është i pastër për të gjithë. Nëse ka trafik ka për të gjithë. Edhe pasi jam zgjedhur nuk kam folur me Berishën me asnjë, nga opozita. Nuk u...