Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza, Al-Hayya: Armëpushimi do të jetë i përhershëm, SHBA dha garanci
Kreu i organizatës Hamas, Khalil al-Hayya, njoftoi të enjten arritjen e një marrëveshjeje me Izraelin dhe fundin e luftës në Gaza. Al-Hayya, i cili shpëtoi javë më parë nga një përpjekje izraelite për ta vrarë në Katar, deklaroi se armëpushimi do të jetë i përhershëm dhe se kalimi i Rafah-ut drejt Egjiptit do të jetë i hapur në të dyja drejtimet, duke mundësuar lëvizjen e lirë të personave dhe ndihmave humanitare. Ai bëri me dije se marrëveshja parashikon gjithashtu lirimin nga Izraeli i të gjitha grave dhe fëmijëve palestinezë të burgosur. Sipas tij, Hamas ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjetësit arabë dhe Turqia se konflikti në Gaza ka marrë fund përfundimisht. Një tjetër zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, tha në Egjipt...