Florjan Binaj tregon për herë të parë raportet me Edi Ramën: S’kemi folur që prej 2015-ës, jam i zhgënjyer prej tij

Florjan Binaj tregon për herë të parë raportet me Edi Ramën: S’kemi folur që prej 2015-ës, jam i zhgënjyer prej tij

Aktori dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka folur për herë të parë në mënyrë të hapur për marrëdhëniet e ftohura me kryeministrin Edi Rama, duke pranuar se prej vitesh nuk ka pasur asnjë kontakt me të dhe se ndjehet i zhgënjyer nga mënyra se si Rama ka ushtruar pushtetin. I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, Binaj rrëfeu se takimi i fundit me Ramën ka ndodhur në vitin 2015, gjatë një feste private të Digitalb, dhe që prej atëherë nuk kanë pasur më asnjë lloj komunikimi. “Që prej 2015-ës nuk kam kontakte, as nuk jemi takuar, asgjë. Edhe në 2015 jemi takuar në një festë të Digitalb,” tha Binaj. Sipas tij, raporti i ftohur nuk ka qenë rezultat...