Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“‘Të gjithë me prindër të sëmurë’ – Gjykatësi britanik ironizon shqiptarët që përdorin të njëjtin skenar”
Një gjykatës britanik ka komentuar me ironi justifikimet e përsëritura nga shtetas shqiptarë të kapur në veprimtari të paligjshme me drogë, duke vënë në pikëpyetje gjendjen e sistemit shëndetësor në Shqipëri. Rastet u regjistruan në Gjykatën e Lartë të Exeter gjatë dy seancave të ndara më 8 tetor, ku shtetasit shqiptarë Ilber Gjoka dhe Argent Bala u dënuan për përfshirje në krime të lidhura me drogën. Në rastin e parë, Ilber Gjoka, 30 vjeç, u kap më 16 gusht në zonën e Barnstaple, Devon, duke transportuar kokainë. Gjatë kontrollit, policia gjeti 11 doza kokainë me vlerë 407 paund të fshehura në të brendshmet e tij, si dhe 245 paund para të gatshme. Në mbrojtjen e tij, Gjoka deklaroi se kishte hyrë në tregtinë e drogës...