Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Anglia nuk përmbahet ndaj Uellsit, 3 gola në 20 minuta (video)
9 Tetor 2025 21:15 Telesport Anglia është duke u përballur me Uellsin në “Wembley Stadium”, ndeshje miqësore. “Tre Luanët” e drejtuar nga Thomas Tuchel po udhëheqin 3-0 pas 20 minutave të para të ndeshjes. Morgan Rogers hapi serinë e golave pas dy minutash lojë, mesfushori i Aston Villa shënoi pas asistit të Marc Guehi. Në minutën e 11-të ishte Ollie Watkins që dyfishoi shifrat. Bukayo Saka trefishoi shifrat në minutën e 20-të. Sulmuesi i Arsenalit shënoi një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme brenda zonës. SHIKOVIDEON