Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia e trazuar e flamurit britanik
Nga: Neil Armstrong / BBCPërkthimi: Telegrafi.com Megjithëse është disa shekuj i vjetër, flamuri i Unionit [britanik] – i njohur zakonisht si “Union Jack” – që përfaqëson bashkimin e Anglisë, Skocisë dhe Irlandës, rrallëherë mungon këto kohë në lajmet e Mbretërisë së Bashkuar. Më parë ky flamur gjendej kryesisht i valëvitur në shtyllat e ndërtesave zyrtare, por tani varet nga dritaret e shtëpive të njerëzve dhe shfaqet i varur në ura autostradash dhe në hapësira të tjera publike. Kuptimi dhe simbolika e tij janë në qendër të debateve që shpesh shkaktojnë më shumë konfuzion sesa qartësi. A është shfaqja gjithnjë e më e përhapur publike e flamurit britanik – dhe e flamurit të Shën Gjergjit – një shprehje patriotizmi apo provokim? Debati vazhdon, por ajo që...