Autoritetet në alarm/ Kishin në shënjestër kryeministrin belg, neutralizohen tre persona: Do kryenin sulm terrorist

Autoritetet në alarm/ Kishin në shënjestër kryeministrin belg, neutralizohen tre persona: Do kryenin sulm terrorist

Tre të rinj u arrestuan në Antverp të hënën me akuzën e planifikimit të një “sulmi terrorist të frymëzuar nga xhihadistët” që synonte kryeministrin belg duke përdorur një dron, thanë gazetat belge. Kryeministri belg Bart De Wever ishte objektivi, sipas autoriteteve gjyqësore. Arrestimet u kryen si pjesë e një hetimi për “tentativë vrasjeje terroriste dhe pjesëmarrje në veprimin e një grupi terrorist”, shpjegoi kreu i zyrës së prokurorit federal, Anne Franssen, në një konferencë për shtyp në Bruksel. “Disa prova sugjerojnë se qëllimi i tyre ishte të kryenin një sulm terrorist me frymëzim xhihadist kundër politikanëve. Ka gjithashtu indikacione se qëllimi i tyre ishte të ndërtonin një dron të cilit do t’i bashkëngjisnin lëndë shpërthyese”, shtoi ajo. Zyra e prokurorit nuk dha detaje të mëtejshme...